Vuçiq flet pas takimit me Macron dhe Thaçin

Aktuale

Vuçiq flet pas takimit me Macron dhe Thaçin

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 13:31
Macron-Thaçi-Vuçiq

(E plotësuar) - Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i është përgjigjur takimit të shpejtë në iniciativë të presidentin francez Makron ku mori pjesë edhe Hashim Thaçi, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”, ndërsa pas takimit deklaroi se Makron dhe Evropa duan të kenë rol vendimtar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por nuk pati takim “në thellësi” për këtë.

„Presidenti francez këtë e ka thënë duke menduar për vete edhe për kancelaren gjermane dhe institucionet evropiane” tha ai, ndërsa lidhur me insistimin eventual të Makron për tarifat, Vuçiq përkujtoi se këtë shteti francez e ka kërkuar shumë herë.

„ Këtë e di edhe Thaçi. Kjo nuk ishte çështje që diskutohet, të gjithë e dinë dhe është që nënkuptohet. Presim heqjen e tarifës dhe të vazhdohet biseda, nëse duan bisedë për arritjen e kompromisit", tha Vuçiq.

Makron në takimin e paralajmëruar ka thënë se dëshiron të dëgjojë si është situata. "Kur të hiqen tarifat mund të ulemi në tavolinë“, përsëriti ai.

Por ai shprehet se është shumë realist dhe pak pesimist, por i sinqertë. "Nuk kishte takim në thellësi, sikurse nuk mundet kjo të zgjidhet në atë mënyrë ", tha Vuçiq duke shtuar se Thaçi foli për formimin e qeverisë në dhjetor.

Në lidhje me “Shengenin e vogël” , Vuçiq tha se i ka thënë se nuk kanë përparësi prodhuesit shqiptar por ata serb.

"Serbia ka suficit me Kroacinë dhe Sllovenin, unë nuk flas për këtë askund. Politikanët serbë përveç opozitës e kuptojnë këtë. Do të shesin gjithçka që prodhojmë, shumë më tepër “ ka thënë ai duke komentuar takimin në Ohër edhe marrëveshjen për qarkullim të lirë të mallit edhe njerëzve.

"Ne na duhet tregu i lirë, sepse duam që të jemi më të fortit, pse mos të kemi shirita të shpejtë për kamionët edhe mallrat që sa më shpejtë ajo të arrij në destinim ? Nuk di çka është në pyetje edhe pse e shohin të madhe këtë ", tha ai duke u ndërlidhur me kritikën e opozitës për atë marrëveshje.

Makron sipas gazetës ka biseduar mbrëmë mbi dy orë me Vuçiqin, ndërsa më herët në disa raste ka theksuar se Franca synon që direkt të kyçet në dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, që është tash e sa kohë i bllokuar.

Nis takimi i jashtëzakonshëm Macron-Thaçi-Vuçiq, konfirmohet nga Presidenca

Gjatë kohës sa po mbahet Forumi i Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, po zhvillohet një takim trepalësh në mes tre presidentëve, Macron, Thaçi dhe Vuçiq.

Lajmin e ka konfirmuar zyra e Presidentit Thaçi.

“Po, në margjina të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të presidentit Macron, në orën 12:45 ka nisur një takim trepalësh në mes të presidentit Macron, presidentit Thaçi dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq”, ka konfirmuar zyra për media e presidentit Thaçi.

Ndryshe, Macron ka mbajtur edhe takime ndaras me presidentin kosovar Thaçi dhe atë serb Vuçiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat