Anëtarja e VV-së në KQZ: Pazari nuk kalon, Vetëvendosje hiç më pak se 32 deputetë

Aktuale

Anëtarja e VV-së në KQZ: Pazari nuk kalon, Vetëvendosje hiç më pak se 32 deputetë

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 14:12
Nazlie Bala

Anëtarja e Vetëvendosjes në KQZ,  Nazlie Bala, ka komentuar  vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të anulohen votat e ardhura nga Serbia,  e që me këtë i bie se do të do të ndryshojë edhe struktura parlamentare.

Nisma-AKR-PD, nëse mbetet në fuqi vendimi për anulim të votave të ardhura nga Serbia dhe rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk ndryshon numrin e votave të këtij koalicioni, atëherë këto parti do të marrin gjashtë ulëse në Kuvend.

Nga 32 deputetë sa kishte VV-ja, pas rezultateve të para, me vendimin e ri, do të ketë 29.

Bala ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ketë hiç me pak se 32 deputetë.

“Pazari nuk kalon! Lëvizja 32 asnjë më pak”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat