Nënkryetarja e VV-së: Në shtetin e kapur, nuk dorëzohet lehtë pushteti i milionerëve

Aktuale

Nënkryetarja e VV-së: Në shtetin e kapur, nuk dorëzohet lehtë pushteti i milionerëve

Nga: G.B Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 18:22
Fatmire Mulhaxha Çollaku

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Çollaku, i ka quajtur hipokritë partitë që humbën në zgjedhje, derisa thotë se fillimisht dolën kinse po i pranojnë rezultatet, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se në shtetin e kapur, pushteti i milionerëve nuk dorëzohet lehtë.

Ajo ka thënë se që nga ajo natë, nuk e bëjnë gjumin gjumë, me tendencë për ta përmbysur rezultatin.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Ani kur dolën hipokritët e kinse i pranuan rezultatet ende pa përfunduar numërimi !!!
Në shtetin e kapur, nuk dorëzohet lehtë pushteti i milionerëve.
Që nga ajo natë, tashmë më e qartë se kurrë, as gjumin nuk e bëjnë gjumë, me tendencë për ta përmbysur rezultatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat