Gani Geci reagon ashpër ndaj VV-së: Zbulon skenarin e kësaj partie

Aktuale

Gani Geci reagon ashpër ndaj VV-së: Zbulon skenarin e kësaj partie

Nga: N.H Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 19:13
Gani Geci

Gani Geci, ish-deputet i LDK-së, ka komentuar qëndrimin e fundit të subjektit të Albin Kurtit në lidhje me ankesën e këtyre të fundit për votat e refuzuara të Serbisë.

Sipas tij, është totalisht e pandershme që me 3000 vota serbe të ardhura në mënyrë të paligjshme me tentu me i marrë 3 deputet një partije tjetër shqiptare dhe me i gjujt në kontinier të berllogut 43 mijë vota shqiptare.

Ja shkrimi i tij:

Është tërësisht e pa logjikshme, jo e ndershme, jo humane, jo demokratike dhe shumë pak i përshtatet patriotizmit verbal e me flamurin kuq e e zi, që me (tre mijë) 3000 vota serbe të ardhura me kamiona apo me autobusa nga Serbia në mënyrë të paligjshme me tentu me i marrë 3 (tre) deputet një partije tjetër shqiptare dhe me i gjujt në kontinier të berllogut 43 mijë vota shqiptare që kanë votuar ndonjë subjekt tjetër politik dhe kandidat tjerë shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat