“Nëse Nisma futet në Kuvend, Isa Mustafa do të insistojë ta marrë në Qeveri”

Aktuale

“Nëse Nisma futet në Kuvend, Isa Mustafa do të insistojë ta marrë në Qeveri”

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 20:24
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Vendimi i fundit i PZAP-së për anulimin e votave të ardhura nga Serbia ka sjellë shpresë për koalicionin NISMA-AKR-PD për të patur ulëset e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Por, me vendimin nuk është pajtuar Lëvizja Vetëvendosje e cila sot ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme duke e quajtur një vendim të tillë të padrejtë.
E njohësit e çështjeve politike hyrjen e Nismës në Kuvend e shohin si një problem për Albin Kurtin, pasi që sipas tyre do të zbehte ndikimin e VV-së në Qeverinë e ardhshme.

Analisti politik Shemsi Jashari në një prononcim ka theksuar se nëse NISMA bëhet pjesë e Kuvendit Isa Mustafa do të insistojë ta marrë në qeveri.

“Paqartësia e krijuar me numërimin e votave dhe vonesa për qertifikimin e rezultatit zgjedhor krijon edhe mundësi për tu acaruar raportet në mes të fituesit të zgjedhjeve LVV-së, dhe kalimit eventual të pragut nga NISMA si partner i mundëshëm në qeverisje, pasi është rezultati i fundit që afekton këto dy parti dretjpërdrejt në fuqinë e tyre politike. Zoti Mustafa si kryetar i LDK-së, edhe hapur ka deklaruar vullnetin e ti për të bashkëpunuar me NISMEN nëse bëhët pjesë e parlamentit dhe besoj se do të insistonte që edhe NISMA të bëhët pjesë e qeverisë. Besoj gjithashtu se motivi pse LDK ka shprehur deshirën për të pasur edhe NISMEN pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar është vetëm për të zbehur ndikimin e LVV-së, duke ndarë pushtetin me më shumë subjekte dhe për të pasur një aleat që i nevojitet kur të ketë mospajtime me qasjen e Albin Kurtit si kryeministër, për temat e mëdha e sidomos për dialogun Kosovë –Serbi, poashtu edhe për temat tjera si luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thekson Jashari.

Ndërsa njohësi i çështjeve politike Rasim Alija në një prononcim ka theksuar se me Nismën në Kuvend do të ndryshojë tërësisht natyra e koalicionit.

“Në secilin version të Nismes në kuvend do ndryshonte natryen e koalicionit. Aq më shumë në rrethanat e tashme, kur kemi një lum deklaratash të Nismes kundrejt LVV-s. Marrja e tre mandateve nga LVV në rast që Nisma bëhet pjesë e kuvendit, nuk kalohet lehtë, dhe kjo do ta komplikonte tutje çdo skenar të formimit të qeverisë. Kemi kaluar në fazen ku rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit, reduktohet në vendime të Gjykates Supreme” thotë Alija.

Ndryshe gjatë ditës së sotme tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, janë ankuar në Gjykatën Supreme, për vendimin e PZAP-së, vendim i cili ua pamundësoi futjen në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat