Begaj i ashpër me VV-në, ja nga kush është e rrezikuar Kosova

Aktuale

Begaj i ashpër me VV-në, ja nga kush është e rrezikuar Kosova

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 22:19
Ragip Begaj

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të Vetëvendosjes e cila ka dalë hapur në mbrotje të votave që kanë ardhur nga Serbia.

“LVV-ja, duhet t'i tregoi opinionit, sa vota u kanë humbur kandidatëve të saj nga ato vota të kontrabanduara”, ka shkruar Begaj në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Begajt:

Shyqyr që ra kjo ditë e u pam!!!

Për ta njohur njeriun duhet me i dhënë pushtet!!!
Ata që ishin në gjendje që ta kallnin Kosovën në emër të ligjit, të drejtësisë e të patriotizmit, sot po ata janë ngritur kundër sundimit të ligjit e në mbrojtje të votave të kontrabanduara nga Serbia.

Ky është sinjali i parë, shumë i keq se në Kosovë është rezikuar liria, pavarësia e demokracia.

DEMOKRACIA DHE SUNDIMI I LIGJIT NË ASNJË VEND DHE AS NË KOSOVË, nuk mund të ndodhë nga ata që luftojnë per të grabitur vullnetin e sovranit me vota të kontrabanduara nga Serbia.

LVV-ja, duhet ti tregoi opinionit, sa vota u kanë humbur kandidatëve te saj nga ato vota të kontrabanduara? Pse ajo po i mbron votat e kontrabanduara e të paligjshme të ardhura nga Serbia? Mos vallë ajo po dëshiron me vota të kontrabanduara të grabisë të qeverisurit në Kosovë? Pse kjo parti që nuk i donte mallrat e ardhura nga Serbia, po i dëshiron kaq shumë votat e kontrabanduara nga ajo?

Këtë sqarim LVV-ja ua ka borgj qytetarëve të Kosovës!.

Pa u provu nuk njihen burrat!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat