Natyra Kuçi tha se s’do të bëhem deputete, kjo është kundërpërgjigja e VV-së

Aktuale

Natyra Kuçi tha se s’do të bëhem deputete, kjo është kundërpërgjigja e VV-së

Nga: A.M. Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 22:26
VV

Zëdhënësi VV-së, Arlind Manxhuka ka reaguar pas deklaratës së kandidates së PSD-së për deputete, Natyra Kuçit, e cila ka thënë se nëse Nisma hynë në Kuvend, ajo s’do të bëhem deputete.

Ai ka shkruar në Facebook, se “paska vendosur të na flijohet për çështjen”.

Postimi i plotë:

Një kandidate për deputete e AAK-së, parti kjo e sapo dalë nga koalicioni me Listën Serbe dhe me ministra kriminel e dhunues shqiptarësh si Rikallo paska tentuar në 3 fjali të mbajë moral politik.

Nga ish partiçkë që votonte buxhetin më të cilin qeveriste edhe Lista serbe madje nga pozita të larta shtetërore e deri te ministria e bujqësise dhe në vazhdimësi leshonte dokumente me cirilike sonte, një kandidate, paska vendosur të na flijohet për çështjen.

Populli e di dhe e ka ditur ku qëndron e vërteta. Me VETËVENDOSJE! s'ka me subjekte që Kosovës i referohen si Kosovë dhe Metohi dhe s'ka me subjekte që dergojnë ministra që kanë kryer krime në Kosovë. Ju e moret përgjigjen me 6 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat