Avdullah Hoti tregon se a do të përfshihet Nisma në koalicionin LDK-VV

Aktuale

Avdullah Hoti tregon se a do të përfshihet Nisma në koalicionin LDK-VV

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 23:45
Avdullah Hoti

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti,  në T7 ka thënë se nuk varet nga LDK’ja nëse Nisma do të merr pjesë në një koalicion paszgjedhor qeveritar.

Koalicioni Nisma-AKR-PD ende nuk dihet a ka kaluar sigurt pragun. Një vendim i PZAP’së ka vendosur që të mos numërohen votat e ardhura nga Serbia, por që për këtë duhet të vendosë Gjykata Supreme.

“Nuk na takon neve që të vendosim për përfshirjen e Nismës në një koalicion paszgjedhor”, thotë Hoti.

“Kjo i takon partisë së parë. VV ka marrë më shumë vota dhe si parti e parë themelon qeverinë”

“Nuk na takon neve”, thotë tutje Hoti.

“Matematikat për formimin e Qeverisë i bën partia fituese. Partia e parë e merr mandatin dhe pastaj i fton partitë tjera për koalicion” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat