Simiq i Listës Serbe: Jemi detyruar ta mbrojmë Kushtetutën e Kosovës nga partitë shqiptare

Aktuale

Simiq i Listës Serbe: Jemi detyruar ta mbrojmë Kushtetutën e Kosovës nga partitë shqiptare

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 05:58
Lista Serbe

Nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq ka thënë se kjo parti është e regjistruar në Kosovë por sipas tij gazetarët duhet ta pyesin Vetëvendosjen nëse e njeh Kosovën.

Simiq, ka thënë se shpesh herë ai është detyruar “ta mbrojë Kushtetutën e Kosovës nga partitë shqiptare”.

“A i respekton Vetëvendosje ligjet e Kosovës dhe institucionet? Unë them se nga ajo që kemi parë, ata kur kanë qenë në opozitë, nuk kanë respektuar të gjitha ligjet e Kosovës”, tha ai.

Nënkryetari i Listës Serbe ka thënë se në bazë të Kushtetutës së Kosovës, Lista Serbe duhet të jetë pjesë e qeverisë.

“Nëse dikush dëshiron ta shkel Kushtetutën ajo është çështje për interpretim nga institucionet tjera. Nuk po na fut në qeveri Vetëvendosje, por vota e qytetarëve serbë që na kanë dhënë, na fut në qeveri”.

Simiq thotë se Albin Kurti nuk po mbron Listën Serbe që po ankohet për anulimin e votave të ardhura nga Serbia por sipas tij po mbron tri mandatet e veta.

Nënkryetari i Listës Serbe ka thënë se për ta nuk është i rëndësishëm vetëm të kenë një ministër në qeveri por ai thotë se duan të drejta të garantuara.

Duke folur për rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, ai ka thënë se kanë fituar për shkak të punës dhe përkushtimit ndaj komunitetit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat