Gjendet e vdekur Arzana Kraja, vajza e Mehmet Krajës - Bota Sot
Gjendet e vdekur Arzana Kraja, vajza e Mehmet Krajës

Aktuale

Gjendet e vdekur Arzana Kraja, vajza e Mehmet Krajës

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 11:32
Mehmet Kraja dhe Arzana Kraja

(E plotësuar) - Lajmi për vdekjen e parakohshme të regjisores Arzana Kraja ka tronditur këtë të mërkurë komunitetin artistik. Nga burime të afërta me familjen Kraja, media merr vesh se shkaktar i kësaj vdekje në moshën 38 vjeçare është sëmundja e epilepsisë.

Lajmin për vdekjen e Arzana Krajës e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Arzana Kraja ishte e dalluar në fushën e regjisë dhe i takon gjeneratës së re të regjisorëve vendorrë dhe ishte fituese e çmimeve vendore dhe ndërkombëtare në fushën e regjisë.  Arzana Kraja është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Prokuroria jep detaje për vdekjen e Arzana Krajës

Në mëngjesin e sotëm në lagjen “Kalabria” në Prishtinë është gjetur trupi i pa jetë i regjisores Arzana Kraja.

Policia e Kosovës ka dhënë njoftimin për gjetjen e trupit të pajetë, ndërkohë nga Qendra Kinematografike e Kosovës, kanë konfirmuar se bëhet fjalë për Arzana Krajën.

Në vendin e ngjarjes tashmë ka dalë edhe Prokuroria e cila ka konstatuar se ka vdekur një grua.

Zyrtar nga Prokuroria kanë treguar se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, ndërkohë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Prokuroria ka dalë në vend të ngjarjes është konstatuar se ka vdekur një grua. Po cilësohet si rast i dyshimtë trupi është dërguar për obduksion me urdhër te prokurorit”, kanë thënë nga Prokuroria.

Ndërkohë konfirmimin për vdekjen e kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhej në përgjigjen e policisë.

***

Ka vdekur regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Në një përgjigje nga Policia e Kosovës, konfirmohet vdekja e një vajze në lagjen “Kalabria” në kryeqytet, por burimet tregojnë se bëhet fjalë për regjisoren Kraja.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Kraja, ishte regjisore e filmit “Fusha e mëllenjave”, që shënoi edhe hapjen e edicionit të 11 të PriFest.

Problemet e një të burgosuri politik shqiptar, i cili e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, ishin shfaqur në filmin debutues të regjisores Arzana Kraja.

Ndërkohë, Qendra Kinematografike e Kosovës, ka shprehur ngushëllime.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i sajë në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”, thuhet në ngushëllim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat