Ish-kryetari i Supremes: Ka ngecje në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Aktuale

Ish-kryetari i Supremes: Ka ngecje në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 12:02
Pamje nga konferenca

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur tryezën “Roli i vendimeve të Gjykatës Supreme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit: Një thirrje për disiplinim të gjyqtarëve që marrin vendime të kundërligjshme”.

Me këtë rast u tha se efikasiteti i sistemit gjyqësor është lëkundur shumë.

Për këtë arsye, drejtoresha e GLPS-së, Arbëresha Loxha i renditi disa raste ku sipas saj po kontestohet shkelja e ligjit penal.

Loxha po ashtu i bëri thirrje Gjykatës së Apelit që të shqyrtojnë të gjitha vendimet e Supremes ku paraqet paligjshmërinë në raste të caktuara.

Ndërsa, drejtori i Programit INL për Kosovën që e ka përkrahur këtë projekt, Shawn Waddoups u shpreh i kënaqur me analizën e projektit.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani tha se ka ngecje në aspektin e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, pasi sipas tij është i paefekt vendimi nëse këtyre personave nuk iu konfiskohet pasuria e paligjshme.

Megjithëkëtë, ai tha se roli Gjykatës Supreme me vendimet e saj mund të krijojë një lloj standardi për këtë çështje.

Prokurorja në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula u shpreh se duhet angazhim më i tepërt për të pas rezultate më të mira për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat