“Minishengeni Ballkanik, na e kujton kohën e Jugosllavisë kur ideator i saj ishte Tito”

Aktuale

“Minishengeni Ballkanik, na e kujton kohën e Jugosllavisë kur ideator i saj ishte Tito”

Nga: M.H Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:36
Vuçiq, Rama dhe Zaev

Kryeministri i Shqipërisë, ai i Maqedonisë së Veriut dhe presidenti i Serbisë janë mbledhur në Ohër në një takim trepalësh të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në samitin në fjalë është diskutuar t mbi zbatimin e katër lirive të Bashkimit Evropian; lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve. Gjatë këtij takimi, Rama-Zaev dhe Vuçiq kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët me listën e përparësive për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Në dokument theksohet qartë se anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i Ballkanit Perëndimor. “Minishengeni Ballkanik” ka shtuar reagime të shumta nga shumë liderë të Kosovës, duke llogaritur secili prej tyre arsyet negative nga ai, duke e parë një projekt që favorizon ekonomikisht shtetet e Ballkanit që kufizohen me shtete anëtare të BE-së përmes politikës së taksave, ndërkaq Kosova nuk ka asnjë kufi me BE-në.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që nuk mund të diskutohet mundësia që Kosova të jetë pjesë e këtij “Minishengeni”, pasi që Kosovën ende nuk e njohin si shtet as Serbia as Bosnja. Këtë ide e kundërshtoi edhe Mali i Zi, vazhdon tutje, Krasniqi, me krijimin e këtij "Minishengeni" po ringjallet ideja e krijimit të Jugosllavisë së re, duke përmendur edhe ideatorin e saj i cili ishte Josip Broz Tito.

Image
Faik Krasniqi

“Ky "Minishengen" i krijuar nga treshja Rama-Vuciq-Zaev, nuk u kundërshtua vetëm nga Kosova, por dje edhe Mali i Zi e bëri një gjë të tillë. Kosova s'ka pse të bëhet pjesë e kësaj loje, deri sa Serbia dhe Bosnja nuk e njohin Kosovën si shtet. Nuk ka kuptim kjo gjë. Së pari këto shtete duhet ta njohin Kosovën si shtet, e pastaj do të mund ta shqyrtonte nëse bëhet pjesë e këtij "Minishengeni".

Krijimi i këtij "Minishengeni" ekonomikisht më shumë i shkon për shtati Serbisë, për të pasur qasje në bregdetin shqiptar, por edhe Maqedonisë”. “Edi Rama gaboi që ndërmori një iniciativë të tillë, shkeli Kosovën për hir të Serbisë. Serbia në njërën anë lobon për ç'njohje të Kosovës, kurse në anën tjetër kërkon që edhe Kosova të bëhet pjesë e kësaj nisme. Absurditet. Nëse krejt shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë për qëllim anëtarësimin ne BE, atëherë pse bëjnë eksperimente të tilla. Me krijimin e këtij "Minishengeni" po ringjallet ideja e krijimit të Jugosllavisë së re. Në kohën e luftës së ftohtë, ka qenë një e tillë që quhej shtetet e pa inkuadruara. Josip Broz Tito ka qenë ideatori i saj”, përfundoi, Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat