Endrit Shala i reagon ashpër Lëvizjes Vetëvendosje, ja për çfarë e fajëson

Aktuale

Endrit Shala i reagon ashpër Lëvizjes Vetëvendosje, ja për çfarë e fajëson

Nga: A.J Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të tre kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë ankuar në Gjykatën Supreme kundër vendimit të djeshëm të PZAP-së.

Vendimi për rinumërimin e 1,472 vendvotime do t’i linte jashtë Kuvendit Enver Halitin, Arta Bajralian dhe Alban Hysenin e LVV-së të cilët për këtë janë ankuar në Gjykatën Supreme. Ankesën e tyre Shala i Nismës e ka cilësuar jo të ligjshme dhe jokombëtare.

“Këqyrni deputetët e Vetëvendosjes qysh po mundohen me i kthy votat e kontrabanduara të Serbisë. Ata le ta mbajnë në ndërgjegjjen e tyre se si ata, diçka e cila është e paligjshme, jokushtetuese… ta bëjnë një veprim që përveçse është jokushtetues dhe joligjor, është edhe jokombëtar”, ka thënë Shala për Gazetën "Bota Sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat