Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht qëllimin e Serbisë për t’u anëtarësuar në BE, tha sot ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.
Ai shtoi se vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të emëruar një emisar për bisedimet Kosovë-Serbi tregon mbështetje për dialog në nivelit të lartë.
Duke folur në një panel mbi marrëdhëniet Serbi-SHBA, ai tha se Serbia është një udhëheqëse politike dhe ekonomike në rajon dhe luan një rol kryesor në stabilitetin e rajonit, shkruan Tanjug.
Po ashtu, ambasadori amerikan në Serbi foli edhe për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, për të cilën tha se ka biseduar me zyrtarët serbë në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet në mënyrën më të drejtë .