Albin Kurti kujton fjalët e Arzana Krajës

Aktuale

Albin Kurti kujton fjalët e Arzana Krajës

Nga: A.M. Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 17:14
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me rastin e vdekjes së regjisores Arzana Kraja, ka thënë se pikëllimi ende nuk po mund t'ia zë vendin tronditjes.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjen Kraja, shoqërinë dhe komitetin artistikë.  

Postimi i plotë:

Arzana Kraja nuk rron më. Pikëllimi ende nuk po mund t'ia zë vendin tronditjes. Ngushëllime familjes Kraja, shoqërisë së saj, artistëve tanë.

Arzana Kraja është regjisore e skenariste që la shenja në artin tonë kinematografik. Punëtore e madhe e me shumë talent. Atë po e prisnin edhe shumë punë të tjera, e neve edhe shumë filma të saj. Iku shumë herët.

“Na duhen shumë idealistë.”, thoshte Arzana kur e shpjegonte filmin e saj “Fusha e Mëllenjave”. Syla, personazhi kryesor i këtij filmi të saj të fundit, ish i burgosur politik, e gjen veten mes mashtrimit dhe tradhtisë. Në Kosovë ai kthehet pas 20 viteve, me shpresën se do të kuptonte se çfarë ka ndodhur në të vërtetë...

Pushofsh e qetë Arzana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat