U përmend se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, flet Xhavit Haliti - Bota Sot
U përmend se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, flet Xhavit Haliti

Aktuale

U përmend se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, flet Xhavit Haliti

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 17:25
Xhavit Haliti

Sot është raportuar se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Gjykata Speciale. Por, ai ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për këtë, pasi gjendet në Berlin

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Xhavit Haliti, njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës tani është shprehur se tani është në Berlin dhe nuk di asgjë për ndonjë ftesë.

“Unë jam në Berlin, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci. Nuk kam ndonjë informacion se kam ftesë nga Specialja.”, tha Haliti.

Vlen të theksohet se nga Specialja deri më tani janë ftuar mbi 250 ish-luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kujtojmë se Xhavit Haliti ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së si dhe pjesë e shtabit të përgjithshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat