Profesori Maxharraj zbulon lojën kundër krijimit të qeverisë VV-LDK

Aktuale

Profesori Maxharraj zbulon lojën kundër krijimit të qeverisë VV-LDK

Nga: A.M. Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 18:30
Albin Kurti, Vjosa Osmani

Prof.dr. Binak Maxharraj, ka kërkuar nga Gjykata Supreme që të ndalojë “lojën” me vota.

Ai përmes një shkrimi për media, ka shkruar se kjo po bëhet për ta dëmtuar fitoren e LVV-së dhe LDK-së që të mos krijohet qeveria VV-LDK.

Reagimi i plotë:

GJYKATA SUPREME DUHET TE NDALON LOJEN ME VOTEN .

Eshtë skandaloze Vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP).Vendimi për anulimin e votave nga Serbia është i ndikuar nga politika,nga çarqet mafioze dhe nga kapesit e shtetit me te vetmin qellim qe te mbijetojn ne lojrate e fellqeta ,mafioze politike,por edhe:

Të dëmtohet fitorja e LVV dhe LDK qe te mos mund e formojnë qeverin.

Në kët funksion shkon edhe ky vendim skandaloz i paligjshëm,dhe i turpshëm i PZAP.i cili eshte marre me ndikimin e Hashim Thaqit.

Gjykata Supreme e Kosoves duhet tu ndale keto lojra te mafise politike qe te mos e demtoi imazhin e ketyre zgjedhjeve te lira dhe fere,te rrexoj vendimin skandaloz te PZAP duke efuqizuar verdiktin e KQZ.

Kesaj radhe Gjykata Supreme duhet te reagoj ashper ndaj manipulimeve te bera ne PZAP dhe vertet ti tregoi ketij shteti dhe ketij populli se eshte ne anen e drejtesise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat