Dick Marty në Gjenevë: Unë me Kosovën e kam kryer. Shqiptarët, asnjë pyetje nuk guxuan t’ia shtrojnë?!

Aktuale

Dick Marty në Gjenevë: Unë me Kosovën e kam kryer. Shqiptarët, asnjë pyetje nuk guxuan t’ia shtrojnë?!

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 21:17
Dick Marty

Ish-Senatori zvceran Dick Marty mbrëmë në Gjenve respektivisht në Universitetin e Gjenevës ku mori pjesë në një tribunë të hapur për të drejtat e njeriut me moton :Të drejtat e njeriut, një histori për të na dhënë ndërgjegje të mirë? (“Droits de l’homme, un récit pour nous donner bonne conscience?”).

Shqiptarë të Gjenevës foto po me Dick Marty, por askujt nuk ja “fitoi” ta pyes për Kosovën?! Kurse nëpër çajtore e kafe të Gjenevës nuk ndalen kritikat kundër tij! 

Dick Marty, autori i shumë raporteve për dhunën në Çeçeni dhe trafikimin e organeve në Kosovë. Marty  me raportin e tij pati shkaktuar reagime të ashpra në Kosovë dhe nder shqiptaret, ku sot gjykata speciale duke iu referuar raportit të tij po bën hetime për krime në Kosovë gjatë dhe pas vrasjet e pas luftës në Kosovë, ku u vranë shumë kundërshtar politik dhe gazetare.

“Ne kemi qenë gjithmonë në gjendje të dallojmë se çfarë është e mirë nga ajo që është e keqe, dhe me shekuj kemi shkruar tekste të mrekullueshme për respektimin e dinjitetit njerëzor, e megjithatë, djepi i qytetërimit tonë, Mesdheu është bërë varreza për mijëra. për të ardhur keq, në indiferentizmin e më të pasurve. Të drejtat njerëzore nuk mund të reduktohen në një katalog të të drejtave subjektive, pretendime individuale, ato kanë kuptim vetëm nëse shoqërohen nga një politikë, një mjedis , një kulturë dhe një projekt shoqëror dhe ekonomik që siguron respektimin e dinjitetit të personit në një frymë solidariteti. Të drejtat e shpallura nga tekstet kryesore ndërkombëtare kanë kuptim vetëm nëse ato janë efektive dhe jo, rezervohen vetëm për shembull, e drejta e shprehjes ka pak ose aspak ndikim nëse popullata lihet në errësirë, nëse informacioni është ruajtja e disa njerëzve. Në fakt, nuk mund të ketë të drejta themelore pa drejtësi të vërtetë në kuptimin më të gjerë të termit. Por një botë më e drejtë kërkon një angazhim të përhershëm, një mobilizim kundër indiferencës dhe, po, gjithashtu një rezistencë aktive kundër ligjeve të padrejta. ” tha ne Gjenevë Dick Marty i cili nuk permendi fare Kosoven as shqiptaret edhe nje pjesë e misionit, punes se tij e lidh me ketë vend.

Ne sallën kryesore te Universiteti të Gjenevës ku mbajti tribuna, pas debatit pasuan, dhe fjalimet e Dick Martyt pasuan një sërë pyetjesh drejtuar atij, madje as nga radhët e shqiptareve?!

Kjo nuk ishte as vizita e as tribuna e parë e ambasadorit zviceran Dick Marty ne Gjeneve, meqë ai ka qene edhe me pare.

I pyetur rreth punës së Gjykatës Speciale në Hage për krimet gjatë dhe pas luftës në Kosovë, Dick Mraty për “Presheva Jonë” është përgjigjur shkurt se “Unë nuk kam çfarë të them më. Me Kosovën e kam përfunduar. Me të po merret tjetër kush tani. Natyrisht i besoj Gjykatës Speciale në Hage.”

“Jam optimist se së shpejti ky tribunal do të dëshmojë punën, me arrestimet e para, të personave tashmë të njohur në Kosovë dhe komunitetin ndërkombëtar si “peshqit të mëdhenj”, kishte thënë më herët Marty në Gjenevë duke shprehur shqetësimin e tij se dëshmitarët duhet të mbrohen nga policia e Kosovës dhe EULEX.

Për fund, është për keqardhje Gjeneva me rreth 30 mije shqiptarë kryesisht nga Kosova shume pak prezantuan ne këtë tribune e keqe me keq edhe ata qe prezantuan nuk patën guximin t`ia shtrojnë bile një pyetje?! Zvicra me 300 mije shqiptarë, këtu ka edhe ambasador, konsull etj.. që goxha i japin kosës duke “mbrojtur UÇK-në” por mbrëmë në Gjenevë nuk lajmëruan të gjallë ose u bënë pule?! Shqiptaret në fakt bënë foto me Dick Marty, por askujt nuk ja “fitoi” ta pyes për Kosovën?! Kurse nëpër çajtore e kafe të Gjenevës nuk ndalen kritikat kundër tij!..

 
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat