Dështon diplomacia e Kosovës, njohja e fundit në vitin 2018 - Bota Sot
Dështon diplomacia e Kosovës, njohja e fundit në vitin 2018

Aktuale

Dështon diplomacia e Kosovës, njohja e fundit në vitin 2018

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 21:23
Dokument

Barbadosi është shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e  Kosovës. Kjo gjë ka ndodhur në vitin 2018. Në anën tjetër Serbia vazhdon të lobojë që mos të njihet nga shtetet e tjera.

Madje gjatë kësaj jave ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daqic tha për mediat serbe se Republika e Gannës e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

E pos kësaj, janë edhe 13 shtete që sipas shteti serb, kanë tërhequr njohjen.

Megjithatë këtë e demantuan me anë të një dokumenti Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Sipas këshilltarit të ministrit të punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj fushat e Serbisë për çnjohje të Kosovës nuk ka më efekt.

“E tërë kjo përpjekje e Serbisë nuk ka asgjë të re përveç tendës për të prezantuar një realitet tjetër sa i përket dialogut Kosovë-serbi”, ka thënë Jetlir Zymberi, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Por profesori i drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti thotë se diplomacia kosovare ka bërë shumë gabime.

Afrim Hoti, profesor i të drejtës ndërkombëtare

“Kemi bërë gabime në hapa respekt ishte nuk kemi ndërtuar një shërbim të jashtëm, kemi instaluar nepotizëm dhe kanë sjellë një shërbim të jashtë jo profesional dhe jo stabil”, ka thënë profesori i të drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti.

“Kosova mund të dërgoj disa diplomatë në Afrikë me anë të të cilëve pastaj do të ketë sukses, ngjashëm mund të bëjnë edhe diplomatët tanë pasi nuk kemi mbërri ta konsolidojnë diplomacinë dhe për këtë po ballafaqohemi me këso fenomenesh”, ka thënë Hoti.

Si të dobët punën e MPJ-së po e vlerësojnë edhe organizatat jo qeveritare.

Butrinit Rashitit nga Institutit i Prishtinës për Politikë, pozita e Kosovës është më dobëta që prej shpallës së pavarësisë.

“Kjo është manifestuar me mungesën e njohjeve dhe në anëtarësimin kjo është manifestuar në vitet fundit dhe në mungesën organizatave ndërkombëtare”, ka thënë Butrin Berisha, hulumtues në PIPS.

Ndërkohë në raportin përmbledhës të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nuk përmendet askund se çfarë ka bërë kjo qeveri për t’i sjellë një njohje të reja Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat