Ambasadori gjerman: Të rinjtë të fokusohen në trajnime profesionale

Aktuale

Ambasadori gjerman: Të rinjtë të fokusohen në trajnime profesionale

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 12:51
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt u ka bërë thirrje të rinjve kosovarë që të fokusohen më shumë në trajnimin profesional, pasi një gjë e tillë siguron një të ardhme më të qëndrueshme të Kosovës.

Diplomati gjerman në certifikimin e pjesëmarrësve të projektit nga aktivitetet “Kërkues i Mundësive” dhe “Skema e Praktikës në Punë në Sektorin e Shitjes me Pakicë”,  tha se nuk duhet të gjithë fokusohen në nivelin akademik dhe se për të sjellë investitorë në Kosovë duhet të krijohen mundësi të reja punësimi.

Held: Të rinjtë në Kosovë duhet të kenë të ardhme të qëndrueshme

“Këtu ka mungesë të shkathtësive të punës, do të thotë nuk ka fuqi punëtore me shkathtësi të caktuara. Kjo është një fenomen, të cilin ne e kemi parë që është një mundësi që mund të dalë në zbulimin e mundësve. Janë disa fusha që kanë nevoja jashtëzakonisht të mëdha, por të cilat duhet të identifikohen. Si p.sh. shumë të rinj nuk e kanë të qartë se çka do të bëjnë pasi të përfundojnë shkollimin. Shkollat profesionale duhet të marrin pjesën e tyre, t’i takojë pjesa e tyre në këtë pjesën e dyfishtë që e kemi sjellë ne në Kosovë, në mënyrë që këta të rinj të kenë një të ardhme të qëndrueshme në Kosovë. Ka të bëjë gjithashtu për të menduar edhe një herë lidhur se mendimin se gjithsesi duhet të punojmë një punë të tavolinës me krevat të bardhë”, tha ai.

Nga organizata GIZ, që e ka përkrahur këtë projekt, Julia Becker tha se të rinjtë duhet të zbulojnë mundësitë në tregun e punës, por duhet t’u krijohen kushte, teksa shtoi se ky projekt do t’iu ofrojë mundësi atyre  për të kuptuar avantazhet e tyre për punë.

Becker: Të kuptoni avantazhet dhe atë se çfarë kërkohet në tregun e punës

“Ky zbulim i mundësive iu siguron juve që në mënyrë sa më të informuar të kuptoni cilat janë avantazhet e juaja dhe çka kërkohet në tregun e punës. Duke i shtuar asaj që unë kam parë, kur po e përgatisja këtë hulumtim me gjeneratën Z lidhur me zbulimin e mundësive, gjenerata Z ishin ata që kishin lindur pas vitit 1999, ku shumica prej jush kanë vlerat themelore që janë aktivizimi dhe barazia dhe mundësia, Të gjitha këto i shoh para jush”, tha Becker.

Studentja e QAP dhe pjesëmarrjes e kërkuesve e Mundësive, Festina Musliu u shpreh e kënaqur me realizimin e këtij projekti.

Musliu: Ky aktivitet më ka motivuar shumë

“Shpresoj shumë që ky aktivitet do të vazhdojë edhe në gjeneratat e ardhshme jo vetëm te ne apo edhe në shkollat e tjera. Ky aktivitet mua më ka ndihmuar shumë dhe më ka motivuar për të pasur një karrierë sa më të mirë”, u shpreh Musliu.

Përveç këtij projekti, GIZI-i gjerman po e përkrahë Kosovën edhe në disa projekte të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat