Mësoni se sa është mosha mesatare në Kuvend, cili është deputeti më i vjetër dhe deputetja më e re

Aktuale

Mësoni se sa është mosha mesatare në Kuvend, cili është deputeti më i vjetër dhe deputetja më e re

Nga: D.RR Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 14:07
Kuvendi i Kosovës

Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, në një postim në Facebook ka treguar moshën mesatare të deputetëve të Kuvendit, të zgjedhur nga qytetarët në zgjedhjet 6 tetorit, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Krasniqit, mosha mesatare e të gjitha partive politike do të jetë 44 vjet, ndërsa Vetëvendosja si parti ka moshën më të re të deputetëve, mesataren 38 vjet.

Partia me deputetët me moshën mesatare më të vjetër është AAK-ja, me 46 vjet.

Deputeti më i vjetër do të jetë Jahja Koka (71 vjet), ndërsa deputetja më e re në moshë do të jetë Fjolla Ujkani (22 vjet).

Postimi i plotë:

Sipas rezultateve të shpallura të zgjedhje, mosha mesatare e deputetëve të Legjislaturës së VII do të jetë 44 vjeçare.

Mosha mesatare e deputetëve sipas subjekteve politike:
VV: 38 vjeç
LDK: 43 vjeç
PDK: 44 vjeç
AAK: 46 vjeç

Deputeti më i vjetër në moshë do të jetë Jahja Koka (71), ndërsa deputetja më e re në moshë do të jetë Fjolla Ujkani (22). Që të dy këta deputetë janë nga VV dhe pritet të kryesojnë seancën konstituive të Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat