Mustafa: Drejtori i AKI-së duhet të zgjidhet nga kryeministri i ardhshëm

Aktuale

Mustafa: Drejtori i AKI-së duhet të zgjidhet nga kryeministri i ardhshëm

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 14:51
Isa Mustafa

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka deklaruar se Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës duhet të zgjidhet nga kryeministri i ardhshëm.

Mustafa ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje kalimtare që do të siguronte që personi që do të vijë në vend të Shpend Maxhunit të zgjidhet nga kryeministri i ardhshëm.

“Ligji parasheh afatet. Por mendoj se do duhej  të gjendet një zgjidhje kalimtare e cila siguron që Kryeministri i ardhshëm së bashku me Presidentin të zgjedhin drejtorin e ri”, ka deklaruar Mustafa në një intervistë për media.

Ndryshe, Shpend Maxhuni dha dorëheqje nga pozita e Drejtorit të AKI’së më 6 nëntor.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat