Nisma simpati e LDK-së, por jo edhe e Vetëvendosjes

Aktuale

Nisma simpati e LDK-së, por jo edhe e Vetëvendosjes

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 14:51
Fatmir Limaj, Albin Kurti, Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa as më parë nuk e kishte përjashtuar mundësinë dhe dëshirën që Nismën e Fatmir Limajt ta kishte ne Qeveri edhe pse kishe deklaruar se duhej pyetjen edhe vetëvendosje si parti e parë. Ai në një intervistë të një muaji më parë kishte thënë se ka një simpati për Fatmir Limajn dhe politiken e tij dhe do të donte ta kishte në qeverisje.

Ato ditë LDK nuk e ka përjashtuar mundësinë që Nisma të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, nëse kjo e fundit e kalon pragun zgjedhor dhe po ashtu nëse për këtë dakordohet partneri kryesor qeverisës, LVV, dhe tani kur po pritet qe Nisma të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës më gjashtë mandate LDK sigurisht se do ta përkrah Nismen ne koalicion.

“Kam simpati për Limajn, e vlerësoj si te dijshëm për politikë. Nëse Nisma i merr votat, unë uroj që ta merr. Janë vota tyre, nuk janë tonat. Mbetet çështje e hapur me VV-në a do ta kemi Nismën. Për mua nuk do të kishte problem që ta kemi Nismën në qeveri, por varët edhe nga VV si parti e parë”, kishte thënë Isa Mustafa në një intervistë për media.

Nisma mund të jetë partia e pestë shqiptare që do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm, pas anulimit të votave nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat