Edhe Ahmet Isufi jep lajmin e mirë për Kosovën

Aktuale

Edhe Ahmet Isufi jep lajmin e mirë për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 15:32
Ahmet Isufi

Ahmet Isufi nga AAK-ja, e ka cilësuar lajm të mirë për Kosovën zgjedhjen e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlaemntare të Këshillit të Evropës Peter Beyer raportues për Kosovën.

Isufi thotë se deputeti gjerman ishte kundër idesë së ndërrimit të kufijve dhe përkrahës i madh i liberalizimit të vizave për Kosovën.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë për Kosovën,

Sot në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u vendosë që raportuesi për Kosovën të jetë, Peter Beyer, deputet nga koalicioni qeverisës CDU-CSU i Kancelares gjermane, Angela Merkel, që fitoi 33 vota kundër deputetit rus, Alexei Kondratiev, që mori vetëm 6 vota.

Deputeti gjerman Peter Beyer, ishte kundër idesë së ndërrimit të kufijëve dhe përkrahës i madh për liberalizimin e vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat