Diaspora e Kosovës në Austri me përqindje të vogël të veprave penale

Aktuale

Diaspora e Kosovës në Austri me përqindje të vogël të veprave penale

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 16:12
Pamje nga takimi

Delegacioni i Policisë së Kosovës, nën udhëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, gjatë qëndrimit për vizitë zyrtare në Vjenë të Austrisë, ka realizuar disa takime zyrtare me personalitete të larta të institucioneve mjaft të rëndësishme.

Sipas një komunikate të Policisë, në kuadër të agjendës disa ditore janë realizuar takime zyrtare, me zyrtarët e sekretariatit të OSBE-së, konkretisht të Departamentit të Kërcënimeve Transnacionale, Georgia Holmer, Guy Vinet dhe Deniss Cosgrove, pastaj takim me drejtorin e Byrosë Federale Austriake të Antikorrupsionit, Andreas Ëieselthaler me bashkëpunëtorë, si dhe takim me drejtorin e Agjencionit Federal të Inteligjencës Kriminale, Michael Fischer, i cili shoqërohej edhe nga shefi i Interpolit Austriak, Rudolf Gross.

Përderisa sot një ndër takimet e nivelit të lartë të realizuara nga drejtori Qalaj me bashkëpunëtorë, ishte takimi me drejtorin e Policisë së Landit të Vjenës, Gerhard Purstl, i cili ishte po ashtu me bashkëpunëtorët e tij.

“Në këtë takim u diskutuan tema të rëndësisë së dyanshme që preokupojnë qytetarët e dy kryeqyteteve përkatëse. Ndër të tjera Pürstl e njoftoi drejtorin Qalaj me situatën e sigurisë dhe sfidat me të cilat përballet Policia e Vjenës, përfshirë edhe njoftimin se komuniteti i diasporës kosovare në Vjenë, krahasuar me komunitetet e tjera të huaja, përbën përqindje të vogël të pjesëmarrjes në kryerjen e veprave të rënda penale”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër drejtori, Qalaj bëri një rezyme të përgjithshme të situatës së sigurisë në Kosovë, duke potencuar edhe sfidat me të cilat ballafaqohet PK-ja, me fokus të veçantë në kryeqytetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat