Plisat fillojnë kërkimet për Remzie Mustafën

Aktuale

Plisat fillojnë kërkimet për Remzie Mustafën

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 16:14
Plisat

Remzije Mustafa ka humbur qe disa ditë dhe ky ëshë një ndër lajmet që ka tronditur qytetin tonë.

Zonja Mustafa ka rreth një javë që nuk është kthyer në shtëpi dhe kërkimet për të po vazhdojnë.

ifo grupi shqiptar, ‘Plisat’ kanë filluar kërkimet për zonjën Mustafa dhe këtë e kanë konfirmuar me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.

Ja njoftimi i tyre:“Gëzimi i njërit prej nesh është gëzim i të gjithë neve, ashtu si edhe halli i njërit prej nesh është hall i të gjithë neve!Ka disa ditë që qyteti ynë është tronditur nga lajmi se zonja Remzije Mustafa ka humbur! Ngjarjen e kanë lajmëruar fëmijët e zonjës Remzije ndërsa të gjithë ne e ndajmë dhimbjen me ta.

Me këtë rast, ne si grup i tifozëve të kryeqytetit, jemi organizuar që të dalim në ndihmë të familjes dhe ta kërkojmë zonjën Remzije nëpër lagjet dhe fshatërat e Prishtinës.I bëjmë ftesë të gjithë Plisave si dhe qytetarëve të Prishtinës e te fshatërave përreth që të fillojnë të kërkojnë në rrethinën e lagjeve e vendbanimeve të tyre, ndërsa organizimin për kërkimin e madh do ta bëjmë të shtunën. Takohemi prej orës 12:00 në fan club tek sheshi Zahir Pajaziti, ndërsa prej orës 13:00 nisemi të shpërndarë në terren.

Në situata të vështira duhet të jemi të gjithë bashkë – Plisat në shërbim të qytetit e popullit”, shkruajnë Plisat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat