Vjen akuza e radhës nga Nisma për LVV-në

Aktuale

Vjen akuza e radhës nga Nisma për LVV-në

Nga: N.Sh Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 18:42
Fatmir Limaj dhe Albin Kurti

Enver Hoti nga Nisma për Kosovën, thotë se fitorja e Nismës është fitore e Kosovës.

Hoti përmes një postimi në Facebook, thotë se Gjykata Supreme e vërtetoi ankesën e drejt të Nismës dhe ligjshmërinë e vendimit të PAZP-së.

Hoti në postimin e tij e ka akuzuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje për grabitje të mandateve.

Postimi i plotë:

Fitorja e NISMAS - FITORE E KOSOVËS

Gjykata Supreme e vertetoi ankesen e drejtë të Nisma Socialdemokrate dhe ligjshmerinë e vendimit të PAZP -së, duke shpallur joligjore votat e kontrabanduara nga Serbia.

Urime fitorja ndaj të keqës-Nisma Socialdemokrate!

Ata të cilët tentuan të grabitin mandatet që nuk u takonin, jo vetëm që humbën betejen grabitqare por edhe u demaskuan keq.

Apo ndoshta votat e kontrabanduara ishin tentativa e parë e reciprocitetit të paralajmëruar nga LVV-ja me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat