Ambasadori britanik pret në darkë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin - Bota Sot
Ambasadori britanik pret në darkë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Aktuale

Ambasadori britanik pret në darkë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 20:22
Foto nga darkë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka pritur sot në darkë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, dhe kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmanin.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër, Richard Moore.

Kurti dhe Osmani janë dy kandidatët më të votuar në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit në Kosovë.

Dy partitë e tyre janë në bisedime që një kohë për krijimin e një koalicioni paszgjedhor, pasi që nuk arritën të lidhin një koalicion para zgjedhjeve.

Grupet punuese të këtyre dy partive janë takuar disa herë me radhë dhe kanë përafruar programin qeverisës.

“Sonte kam pritur për darkë në Rezidencën time Richard Moore, Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin”, ka shkruar Abbott.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat