Vendi nuk pranon një kandidatë rus që bënë tifo për serbët, Beyer, zgjedhja për ditë të bardha të shqiptarëve

Aktuale

Vendi nuk pranon një kandidatë rus që bënë tifo për serbët, Beyer, zgjedhja për ditë të bardha të shqiptarëve

Nga: M.H Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 20:25
Peter Beyer

Komiteti për Çështje Politike i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka emëruar gjermanin, Peter Beyer, si raportues për situatën në Kosovë. Peter Beyer është deputet i parlamentit gjerman, dhe i takon partisë demokristiane të kancelares, Angela Merkel. I interesuar për këtë pozitë ka qenë ka qenë edhe delegati rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksei Kondratev.

Mirëpo, paralajmërimet për mundësinë e emërimit të tij, kishin ngjallur reagime të shumta në Kosovë, për shkak të, siç ishte thënë, veprimeve të tij të mëparshme "duke shkelur të drejtat themelore të njeriut" dhe paragjykimet ekstreme ndaj Kosovës.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik, Rexhep Shahu, u shpreh që të jetë raportues i Kosovës një gjerman është fat sepse Gjermania dhe shqiptarët gjithmonë kanë pasur raporte të mira mes veti. Kjo zgjedhje e Beyer, është zgjedhje për ditë të bardha për shqiptarët pasi që Kosova gjithmonë ka besuar në korrektësinë dhe drejtësinë gjermane, përfundoi, Shahu.

Image
Rexhep Shahu

“Është fat që raportues për Kosovën të jetë një gjerman, pasi mendoj e besoj se gjermanët kanë ditur dhe dinë ti lexojnë shqiptarët me mire se te tjerët, ti mirëkuptojnë dhe tu gjenden në nevojë e në të drejtën e tyre. Ka shumë shqiptarë në Gjermani dhe shqiptarët ndjehen të përfillur e të pajtuar me gjermanet”.

“Ndaj i besojnë te zgjedhurit gjerman në raport me këdo e sidomos me një kandidat rus, të atij vendi që nuk bëhet palë me të drejtën por bën tifo për serbët dhe nga xhelatë synon ti shpallë viktima. Kjo zgjedhje hyn në ditët e bardha të Kosovës e të shqiptarëve. Shqiptarët i besojnë korrektësisë dhe drejtësisë gjermane”, përfundon Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat