Ja kush janë ish-deputetët që nuk siguruan ulëse në Kuvend nga koalicioni NISMA-AKR

Aktuale

Ja kush janë ish-deputetët që nuk siguruan ulëse në Kuvend nga koalicioni NISMA-AKR

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 23:48
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Gjykata Supreme sot mori vendim që të mos miratonte ankesën e tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të PZAP-it për votat e paligjshme të ardhura nga Serbia.Në bazë të këtij vendimi, koalicioni Nisma-AKR ka arritur ta kalojë pragun dhe të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.Deputetët që siguruan ulësen janë Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Albulena Balaj, Mirlinda Sopi Krasniqi, Endrit Shala dhe Haxhi Shala.

Ky do të jetë grupi parlamentar i këtij koalicioni nëse nuk bëhet pjesë e një qeverie me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjë që do t’i mundësonte deputetëve të tjerë që të arrinin ulësen e Kuvendit.

Kandidatët e njohur të këtij koalicioni që mbetën jashtë Legjislaturës së VII të Kuvendit të Kosovës janë si vijon: Zafir Berisha nga Prizreni duket se ka humbur edhe më shumë mbështetje, pastaj Islam Pacolli i AKR-së duket se nuk ia doli që me meselet e tij në Kuvend të arrinte të bindte qytetarët për ta votuar; jashtë mbeti edhe Valdete Bajrami dhe Fatmir Matoshi.E po ashtu, edhe ministri nga Ferizaji, Ekrem Mustafa nuk ia doli t’i rrëmbente më shumë se 774 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat