66 aktakuza për 24 orë

Aktuale

66 aktakuza për 24 orë

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 12:09
Prokuroria e Shtetit

Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 66 aktakuza kundër 80 personave për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) automjeti për shkak të veprës penale “Falsifikim dokumenti“.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu,  kjo prokurori gjatë ditës së djeshme ka ngritur shtatë (7) aktakuza ndaj njëmbëdhjetë (11)  personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprave penale “Shmangia nga tatimi “ dhe “Prodhimi i ndaluar“.  Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) automjeti, për shkak të veprës penale “Falsifikim dokumenti“. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.     

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat