Familja e Haki Imerit e përkrahë fuqishëm Albin Kurtin, zbulon pse po vonohet Qeveria e re

Aktuale

Familja e Haki Imerit e përkrahë fuqishëm Albin Kurtin, zbulon pse po vonohet Qeveria e re

Nga: N.Sh Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 15:21
Haki Imeri dhe Albin Kurti

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imerit është duke e përkrahur fuqishëm liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Familja e Imerit, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar zërat që janë kundër Qeverisë Kurti.

Kjo familje ka kritikuar edhe LDK-në, për të cilën thotë se, do ta përqafon humnerën nëse shkohet në zgjedhje të reja dhe nuk bashkqeverisin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në Facebook në emër të Haki Imerit, thuhet se, vonesat e tilla për formimin e Qeverisë nuk kanë mundësi që të ndalojnë veprimet e Gjykatës Speciale, duke shtuar se Albin Kurti është lideri më i popullarizuar në Kosovë dhe se sovrani bëri ndryshimin.

Më poshtë, ua sjellim shkrimin e plotë pa ndërhyrjen e redaksisë të familjes së Haki Imerit:

Kosova po perjeton goditje te renda si nga jasht ashtu edhe nga brenda !Te gjitha keto goditje jane pasoje e lidereve tane batakçinje !Terheqja e njohjes nga Gana , eshte akt i rende kunder shtetesise embrionale te Kosoves.

Ne Kosove behen siç nuk ka ndhodhe asgje sepse atyre qe pushtetin e moren per te zhvat shtetin nuk u ben pershtypje shperbeja e shtetit. Skandali ne MPB i dergon sinjale BE-SHBA se dhe shume shteteve mike se kosovaret nuk jane te gatshem te ndertojne shtetin e tyre dhe ky skandal e furnizon Serbine me arsenal qe Kosova te mos kete mundesi te pranohet ie institucionet e sigurise siç eshte interpoli etj.

Gjithe energjine kreret e shtetit jane duke e harxhuar kunder Gjykates Speciale prandaj ftesat nga Dhomat e Specializuara nuk mungojne as ndaj atyre qe drejtojne shtetin jo pse kane bere veprime qe jane ne ndesh me ligjet e luftes por sepse kapja e shtetit abuzimi me pozita zyrtare per motive individuale! tregon sesa vetedija e tyre karrshi marrveshjeve nderkombetare eshte po aq kriminale sa veprimet e tyre sistematike ne periudhen e pasluftes , per te cilat pa dyshim se dikush eshte eshte fajtor dhe do te pergjegjes .Skenaret dhe kurthet qe po i bejne Thaçi e te tjeret kunder Albin Kurtit Kryeminsiter i ardhshem vetem sa do ta forcojne Albin Kurtin se nese shkohet ne zgjedhjet e reja ai do ta jete shumefish me i fuqishem ! Te gjitha partite bashke do ti mund siç i pate mundur Ibrahim Rugova.

LDK-ja do ta perqafon humneren nese shkohet ne zgjedhje te reja ,nese nuk arrine te behet bashkeqeverisese tani me LVV kjo parti veshtire te rimekembet me. Vonesat qe po i shkaktojne faktor te brendshem per formimin e qeverise se re shkojne ne favor te nentokes politike, me prapavije tagjike .Vonesat e tilla nuk do te kene mundesi te ndalojne veprimet e GJykates Speciale edhe pse kjo eshte arsyja kryesore pse element te cilet punuan per shfuqizimin e saj sot kane target edhe me tutje Dhomat e Specializuara.Albin Kurti eshte lideri me i popullarizuar ne Kosove dhe sovrani beri ndryshimin .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat