Vjosa Osmani ia përmend ambasadores franceze heqjen e vizave, flet edhe për dialogun

Aktuale

Vjosa Osmani ia përmend ambasadores franceze heqjen e vizave, flet edhe për dialogun

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 15:51
Foto nga takimi

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani gjatë ditës është takuar me Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Në komunikatë thuhet se Osmani e njoftoi Ambasadoren Butel për qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike dhe për takimet e grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

Osmani foli për prioritetet e LDK-së për institucionet e ardhshme të Kosovës me theks të veçantë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, shëndetësinë, dialogun Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave.

Po ashtu, Osmani diskutoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh me Francën në fusha të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat