A e përdori Limaj “Mjaltin për kalimin e pragut”: Kjo është përgjigja epike e shefit të Nismës për përqeshjet në rrjetet sociale

Aktuale

A e përdori Limaj “Mjaltin për kalimin e pragut”: Kjo është përgjigja epike e shefit të Nismës për përqeshjet në rrjetet sociale

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 22:53
Fatmir Limaj

Limaj duke komentuar humorin që ka nodhur me pragun e Nismës, ka theksuar se “derisa ne ishim të shqetësuar se çka po ndodh me ne, të tjerët relaksoheshin”.

I pari i Nismës i ka cilësuar si kreative, ato që ndodhnin në rrjetet sociale me pragun e Nismës.

Limaj ka theksuar se nuk ka ndodhur asnjëherë që të ketë zgjedhje me rezultat kaq të ngushtë.

Sipas tij, faktor tjetër që ka bërë që Nisma ta ketë shumë të vështirë ta kaloj pragun, është numri i madh i daljes së qytetarëve në zgjedhje.

Limaj për rezultatin e dobët të Koalicionit Nisma- AKR- PD, e ka “fajësuar” edhe numrin e madh të subjekteve politike dhe të ofertave të mëdha.

“Kanë qenë 5 oferta, dy për ndryshim, dy për vazhdim, dhe mbi 42 mijë votues, e ka zgjedhur të pestën. Ne kemi qenë në mesin e 4 gjigantëve, dhe ata njerëz janë praktikisht njerëz të besimit”, tha Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat