Milaim Zeka flet për Albin Kurtin dhe Hashim Thaçin, ja kush do ta prish koalcionin mes LDK-së dhe VV-së

Aktuale

Milaim Zeka flet për Albin Kurtin dhe Hashim Thaçin, ja kush do ta prish koalcionin mes LDK-së dhe VV-së

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 23:51
Milaim Zeka

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se nëse Kurti nuk mund t’i bëjë votat e duhura në Kuvend për të formuar qeverinë, presidenti Thaçi mund ta shpallë mandatar LDK’në për të formuar qeverinë.

“Shpalosja e kartës nga Isa Mustafa për të kandiduar për president shteti, indirekt do ta prish pazarin e koalicionit VV-LDK”, ka thënë Zeka.

Sipas Zekës, kjo po ndodh me qëllim që Kurti të mos mund t’i bëjë numrat, e pastaj t’ia japë mandatarin LDK’së.

“Nëse prishet pazari, Thaçi mundet me ia dhanë mandatimin Kurtit. Por, nëse Kurti nuk mund t’i bëjë numrat, presidenti mund ta shpallë mandatar LDK’në”, është shprehur Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat