Fatmir Limaj: Ky ishte motivi që me çdo kusht insistonte KQZ të legalizoheshin votat e ardhura nga Serbia

Aktuale

Fatmir Limaj: Ky ishte motivi që me çdo kusht insistonte KQZ të legalizoheshin votat e ardhura nga Serbia

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 00:46
Fatmir Limaj

I pari i Nismës, Fatmir Limaj duke folur për votat e ardhura nga Serbia, ka theksuar se ka keqpërdorime të detyrës zyrtare.

Limaj ka theksuar se ka një motiv politik, që pretendonin legalizimin e votave të ardhura nga Serbia.

Ai ka theksuar se kjo çështje do të duhej të hetohet deri në fund, sepse kemi të bëjmë me shkelje të mëdha ligjore.

“Subjekti politik, Vetëvendosje është ankuar përmes tre kandidatëve për deputet”, tha Limaj.

Sipas tij, PZAP dhe Gjykata Supreme e kanë kthyer ligjshmërinë e thyer nga ana e KQZ-së.

“Që nga dita e parë kemi parë që ka pasur keq administrim të zgjedhjeve. Ngritja e zërit nga ana jonë, kishte të bënte me shkeljet e mëdha që po bënte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, tha Limaj.

Sipas tij, KQZ ka qenë kaotike dhe nuk e ka administruar si duhet procesin zgjedhor. Limaj shton, se vendimi i PZAP-së dhe i Gjykatës Supreme, e ka konstatuar se KQZ ka bërë një punë tepër të keqe.

A ka pasur marrëveshje sekrete mes VV-së dhe Nenad Rashiqit, tregon Fatmir Limaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat