Reagon Fluidi: Afera me cigare nuk na përket neve, ngarkesa është bë në Maqedoni nga persona të pa njohur për Korporatën Fluidi

Aktuale

Reagon Fluidi: Afera me cigare nuk na përket neve, ngarkesa është bë në Maqedoni nga persona të pa njohur për Korporatën Fluidi

Nga: N.Sh Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 13:28
Fluidi

Një video e cila po qarkullon së fundi nëpër rrjetet sociale, ku shihet dogana hungareze e cila kap një ngarkesë me kontrabandë, e maskuar me produktet të Jaffa Champions nga “Fluidi Coorporation”.

Në fillim, kjo video ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët të cilët janë dëshpëruar tej mase me ato pamje, të cilat flisnin për një përfshirje në biznes të pisët një kompani dhe një familje shumë serioze dhe të ndershme, ashtu siç njihen sidomos në qytetin e Preshevës.

Gazeta “Bota sot” i ka kontaktuar menaxherë të Korporatës “Fluidi” njëherit edhe anëtarë të familjes Mustafa, të cilët në mënyrë kategorike janë distancuar nga pamjet të cilat shihen në atë video, duke thënë se ajo që shihet në pamje nuk i përket punës së tyre 25 vjeçare me nderë.

“Puna jonë tash e 25 vite ka qenë e bazuar në angazhim, ndershmëri, respekt dhe përkushtim të madh në prodhim por edhe në të bërit biznes në përgjithësi. Pamjet të cilat i shihni në atë video janë për të ardhur keq, me të vërtet personat përgjegjës duhet të ndëshkohen nga organet e rendit atje ku është kapur ajo ngarkesë, sepse ashtu jo se e dëmtojnë imazhin tonë, pasi që ne, besimin tek klientët e kemi të shenjtë dhe të ndërtuar nderë vite, por gjerat të tilla janë kriminale dhe nuk duhet toleruar. Ajo çka është për të ardhur keq, se këta keqbërës me siguri e kanë përdorur seriozitetin e kompanisë tonë, që më lehtë të manipulojnë organet e rendit të shtetit hungarez”, janë shprehur nga “Fluidi Coorporation.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat