Vlora Çitaku reagon ashpër: E turpshme pritja e lojtarëve anglezë në aeroport - Bota Sot
Vlora Çitaku reagon ashpër: E turpshme pritja e lojtarëve anglezë në aeroport

Aktuale

Vlora Çitaku reagon ashpër: E turpshme pritja e lojtarëve anglezë në aeroport

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 07:55
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshëm veprimin e bërë dje në aeroportin “Adem Jashari”, ku disa vajza i prisnin me lule lojtarët e Kombëtares së Anglisë.

Ky gjest u kritikua shumë në rrjete sociale, ndërsa ajo që nuk u përmbajtë ishte edhe Çitaku që ndër të tjera shkroi “S’kam qare pa e thanë, ajo pritja në aeroport…e turpshme”.

Ajo shtoi pastaj se e ngushëllon fakti se Federata e Futbollit të Kosovës dhe ne Dardanët nuk kanë qenë organizatorët e kësaj skene.

Postimi i plotë:

S’kam qare pa e thanë, ajo pritja në aeroport...e turpshme. Më ngushëllon fakti që Federata e Futbollit të Kosovës dhe ne Dardanët nuk e kemi prodhu atë skenë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat