Vjen thirrja serioze për VV-në dhe LDK-në, ta shkarkojnë Hashim Thaçin - veprimtari zbulon skenarin e frikshëm

Aktuale

Vjen thirrja serioze për VV-në dhe LDK-në, ta shkarkojnë Hashim Thaçin - veprimtari zbulon skenarin e frikshëm

Nga: N.H Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 09:52
Hashim Thaçi

Veprimtari Fatmir Bajraj përmes një shkrimi dërguar në gazetën “Bota sot”, i është drejtua dy partive fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit me një thirrje serioze.

Bajraj shkruan se në momentin e parë që publikohet zyrtarisht një marrëveshje tradhtia në favor të Serbisë armike nga ana e Hashim Thaçit, dhe del në tavolinën e bisedimeve, VV dhe LDK të kerkojnë shkarkimin e Presidentit si shkelës të Kushtetutës dhe tradhti ndaj vendit.

Ja shkrimi i tij:

Asnjëherë nuk i shkoj në mëndje, sikurse nuk u shkonë në mëndje as atyre të cilët janë të gatshëm të tregëtojnë fatët tona, integritetin tonë teritorial dhe statusin e Kosovës !

- Sikur Neve jemi monedhë për kursuritje dhe duhet t'plotësojmë apetitet e fqinjëve tanë armiqësor, jo vetëm me të drejta suplementare dhe unike në gjithë Europën e civilizuar, por duhet t'japim edhe qenjën tonë (terësinë tokësore) deri në atë masë, sa armiqtë tanë të jënë dakordësuar...!

A nuk ishin dhe s'janë fakte të kryera proceset e Kosovës dhe shqiptarëve që nga çlirimi, negociatat dhe pavarësia e mbikqyrur dhe e kordinuar me aleatet strategjik deri sot ?

- Përgjigja absolute është PO, por pse atëherë dilemat dhe shkarrja ?

Ngase n'krye të Institucioneve të shtetit të Kosovës, kemi të katapultuar njerëz të shantazhuar dhe lehtë të shantazhueshëm me një bagazh dhe të kaluar kriminale të cilët shesin atdheun për lekurën (b...) t'vetë.
I pari i tyre është Hashim Thaqi, e pasuar nga bandat kriminale n'PAN dhe në kastën kriminale n'shtetkapje.

Detyrë imediate & emergjente e Qeverisjës LVV & LDK :

Në momentin e parë që publikohet zyrtarisht një marveshje tradhëtia n'favor të Serbisë armike nga ana e Hashim Thaqit, dhe del n'tavolinën e bisedimeve (negociata) në mes të palëve dhe të ndermjetësuar nga aleatet SHBA & BE, menjeherë Parlamenti i Republikës së Kosovës të thirrët nga pozita dhe të kerkoj shkarkimin e Presidentit si shkelës të Kushtetutës, perkatsisht tradhëtisë ndaj Atdheut duke cenuar integritetin, sovranitetin dhe shtatusin e Republikës së Kosovës.

Të hedhet poshtë nga Parlamenti i Kosovës secila marrveshje e vazalit Thaqi, e arritur n'dëm të Kosovës dhe n'dobi të Serbisë armike për terësinë tokësore dhe shtetësinë e Kosovës në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Të proçedohet në Gjykatën Kushtetuese shkarkimi i menjëhershëm i presidentit n'detyrë, z. Hashim Thaqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat