Koci e rëndon me fjalë Buxhovin, por Rexhaj i zbulon diçka të padëgjuar zyrtarit të PDK-së

Aktuale

Koci e rëndon me fjalë Buxhovin, por Rexhaj i zbulon diçka të padëgjuar zyrtarit të PDK-së

Nga: N.H Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 12:14
Gani Koci dhe Sali Rexhaj

Me deklaratat e Jusuf Buxhovit nuk po pajtohet anëtari i PDK-së, Gani Koci.

Koci shkoi aq largë sa që deklaroi se Buxhovin kishte qenë pjesë e UDB-as.

Por, menjëherë ka reaguar veprimtari Sali Rexhaj. Ai përmes një komenti në Facebook, thotë se Gani Koci ka qenë pjesë e LDK-së për 8 vjet, parti kjo të cilën e krijoi vet Buxhovi.

Image

“Ganiu rrumbullak 8 vjet ka qenë anëtar i LDK-së, edhe bartës i posteve të larta në të, parti të cilën e krijoj Buxhovi”, ka shkruar një koment veprimtari Rexhaj.

Kujtojmë se mbrëmë historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se bisedat mes Thaçit dhe Vuçiqit për shkëmbime territoresh faktorizojnë Serbinë dhe Rusinë në Ballkan.

“Kemi korrelacione ku shteti i Kosovës po kërcënohet nga vet shqiptarët…Presidenti i Kosovës në një far mënyrë nuk po e mbron shtetin e Kosovës. Kjo të kthen te anatema e Esat Pashë Toptanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat