KQZ deklarohet për numrin e vendvotimeve të rinumëruara

Aktuale

KQZ deklarohet për numrin e vendvotimeve të rinumëruara

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 18:29
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani janë rinumëruar 499 vendvotime, të votave të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Gjatë ditës së diel deri në orën 16:00, janë rinumëruar 499 vendvotime, apo rreth 36 për qind”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në QNR është duke u zhvilluar procesi i rinumërimit të 1428 vendvotimeve, për të cilat ka vendosur ditë më parë PZAP-i, pas pranimit të shumë ankesave që kishte nga subjektet politike dhe kandidatët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat