Jovanoviq porosit Vuçiqin: Kthim sa më të shpejtë që të të mposht me ndershmëri

Aktuale

Jovanoviq porosit Vuçiqin: Kthim sa më të shpejtë që të të mposht me ndershmëri

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 20:40
Jovanoviq

Politikani serb që e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe që vazhdon ta mbështesë atë, Çedomir Jovanovic, reagoi pas lajmit se presidenti Aleksandar Vuçiq ishte shtruar në spital me probleme kardiake.

Jovanoviq ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet pranë Vuçiqit, dhe e ka shoqëruar me një koment. Jovanoviq uron që kreu i shtetit të kthehet shpejt në detyrë, në mënyrë që ta mposhtë, siç thotë ai, me ndershmëri.

“Ne kemi qenë këtu për 25 vjet, deri më sot të gjithë në vendin që ai zgjodhi, ai ishte gjithmonë një kundërshtar serioz, unë dua që ai të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur që ta mposht me ndershmëri”, ka qenë mesazhi i politikanit serb.

Vetë Vuçiq përmes Instagramit njoftoi se do të jetë në punë me kohë të plotë duke filluar nga e hëna. Presidenti 49-vjeçar, po mbahet në spital në vëzhgimin e mjekëve.

Ish-ultra nacionalisti që pretendon të jetë shndërruar në një reformator pro evropian, ka qenë pjesë e Partisë Radikale Serbe të drejtuar nga ultra nacionalisti Vojislav Sheshel deri në vitin 2008.

Gjatë luftës në Kosovë, Vuçiq shërbeu si ministër për informim në Qeverinë e Sllobodan Millosheviq, e ka mbajtur dhe frerët e ekzekutivit të vendit në 2014, përpara se tre vjet më vonë, të zgjidhej president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat