Hashim Thaçi: Djemtë tanë treguan shpirt luftarak dhe entuziazëm të madh

Aktuale

Hashim Thaçi: Djemtë tanë treguan shpirt luftarak dhe entuziazëm të madh

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 20:45
Foto

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili ndoqi nga afër ndeshjen Kosovë-Angli, po vlerëson se kombëtarja jonë është mjaft premtuese.

Pas përfundimit të ndeshjes me rezultat 0-4 në favor të Anglisë, Thaçi përmes një shkrimi në Facebook tha se djemtë tanë treguan shpirt luftarak dhe entuziazëm të madh.

“Djemtë tanë, gjatë gjithë kësaj kohe, kanë treguar shpirt luftarak dhe entuziazëm të madh. Kombëtarja jonë e re, me futbollistë tejet të talentuar, që e duan shumë atdheun e tyre, është premtuese dhe këtë e ka dëshmuar edhe në këtë fazë. Me fitore të shumta, me lartësimin e flamurit shtetëror, ajo na ka bërë shumë krenarë. Jeni të mrekullueshëm djema dhe besojmë shumë tek ju. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën, për fanellën që mbani veshur dhe flamurin tonë!”, ka shkruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat