Ministri Tahiri merr pjesë në Forumin e BE-së me Ballkanin Perëndimor - Bota Sot
Ministri Tahiri merr pjesë në Forumin e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Ministri Tahiri merr pjesë në Forumin e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 12:48
Abelard Tahiri

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, po merr pjesë në Forumin për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në mes të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili po zhvillohet në kuadër të kryesimit finlandez me Këshillin e BE-së.

Gjatë këtij forumi, i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ministri Tahiri do të prezantojë përpjekjet gjithëpërfshirëse për reformën në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Para të pranishmëve, homologëve të tij të shteteve të rajonit dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, ministri Tahiri do të vë theksin në diskutimet që kanë të bëjnë me ndryshimet e ndërmarra në çështje penale dhe civile në Kosovë, proceset që kanë të bëjnë me Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit si dhe forcimin e vazhdueshëm të sistemit gjyqësor dhe prokurorial  në Kosovë.

Reformat në fushën e drejtësisë të Kosovës do të prezantohen sot, në sesionin e parë të Forumit për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat