Kelmendi: KQZ e di për vjedhjen dhe blerjen e votave

Aktuale

Kelmendi: KQZ e di për vjedhjen dhe blerjen e votave

Nga: A.J Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 13:24
Muhamet Kelmendi

Komisioni Qendror i zgjedhjeve KQZ është duke vazhduar më rinumërimin e disa vendvotimeve për shkak të ankesave të fundit në PZAP.

Njohësi i çështjeve politike në vend Muhamet Kelmendi në një bisedë për “Bota Sot” fajtore për gjendjen e krijuar më rinumërim ka lenë KQZ dhe për ketë ka thënë se kjo e fundit është në dijeni për vjedhjeve dhe blerjen e votave.

Image
Muhamet Kelmendi

“Falsifikimi dhe blerja e votave është e nivelit më të lartë që ka ndodhur ne historinë e re të Kosovës. Ka vjedhje dhe blerje të votave midis partive politike. Ka blerje dhe vjedhje te votave midis kandidateve të të njejtës parti. Vjedhjet dhe blerjet e falsifikimet janë shumë të rënda. Në këtë pjesë është përgjegjëse KQZ-ja. Ajo ka lejuar vjedhjet dhe blerjet e votave. Drejtpërdrejt kryetarja e KQZ-së mbanë përgjegjësinë kryesore për votim dhe numërim” ka thënë Kelmendi për “Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat