Ministri Tahiri merr pjesë në Forumin e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Ministri Tahiri merr pjesë në Forumin e BE-së me Ballkanin Perëndimor

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 14:03
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri, po merr pjesë në Forumin për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në mes të Bashkimit Europian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili po zhvillohet në kuadër të kryesimit finlandez me Këshillin e BE-së.

Gjatë këtij forumi, i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, Tahiri do të prezantojë përpjekjet gjithëpërfshirëse për reformën në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë.

Para të pranishmëve, homologëve të tij të shteteve të rajonit dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian, ai do të vë theksin në diskutimet që kanë të bëjnë me ndryshimet e ndërmarra në çështjet penale dhe civile në Kosovë, proceset që kanë të bëjnë me Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit si dhe forcimin e vazhdueshëm të sistemit gjyqësor dhe prokurorial  në Kosovë.

Reformat në fushën e drejtësisë të Kosovës do të prezantohen sot, në sesionin e parë të Forumit për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat