Shala i Nismës: Nuk ia vlen të jemi pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit

Aktuale

Shala i Nismës: Nuk ia vlen të jemi pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 17:17
Haxhi Shala

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu këmbëngul se partia e Fatmir Limajt nuk do të jetë pjesë e qeverisjes Kurti, derisa thotë se për ta ende vlen rezultati i KQZ-së ku Nisma është nën prag. Ndërkohë, anëtari i kryesisë së Nismës, Haxhi Shala, thotë se në këtë parti nuk e kanë diskutuar fare këtë çështje.

“Asnjëherë në organet e VV-së nuk është trajtuar çështja e përfshirjes apo jo të Nismës. Unë besoj që edhe ky subjekt politik ka marrë mesazh të qartë nga qytetarët të cilët e ndëshkuan për shkak të keqqeverisjes në koalicionin PAN. Për bindjen time natyrisht kjo i takon organeve të VV-së, por një subjekt i tillë nuk do të duhej të përfshihej në qeverisjen e ardhshme. Nuk mund të paragjykoj situatën, nga QNR ne marrim informacione se Nisma zbret me vota. Në qoftë se i ka pasur 23 vota mbi prag, tashmë është diku 14”, thotë ajo.

Nga radhët e Nismës, anëtari i kryesisë, Haxhi Shala thotë se këtë çështje ende nuk e kanë diskutuar në parti, por sipas tij nuk ia vlen që të jenë pjesë e ekzekutivit në krye me Albin Kurtin.

“Ende nuk e kemi diskutuar në parti, por nuk ia vlen që të jemi pjesë e qeverisë së Albin Kurtit”, thotë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat