Ngritet aktakuzë ndaj gjakovarëve, i penguan qytetarët në zgjedhje duke thënë se po i bëheshin ortakë allahut - Bota Sot
Ngritet aktakuzë ndaj gjakovarëve, i penguan qytetarët në zgjedhje duke thënë se po i bëheshin ortakë allahut

Aktuale

Ngritet aktakuzë ndaj gjakovarëve, i penguan qytetarët në zgjedhje duke thënë se po i bëheshin ortakë allahut

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 19:19
Gjykata Themelore Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër M.A., H.A., dhe V.D., për veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar, sipas KPRK-së.

I pandehuri M.A., më parë e deri më 06.10.2019, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin, ka poseduar armë dhe municion, pikërisht një revole të markës Ekol Special 99 kalibër 9 mm, dhe një karikator të zbrazët.

Arma dhe municioni i janë gjetur në shtëpinë e tij, ku edhe janë sekuestruar. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka përmbushur elementet e veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të pandehurit H.A., dhe V.D., më 05.10.2019, rreth orës 22:00, në Gjakovë, në mënyrë të kundërligjshme, parandalojnë, pengojnë, duke ndikuar në përcaktimin e lirë të votuesve në zgjedhjet nacionale të vitit 2019.

Ata kanë vepruar sipas marrëveshjes paraprake, duke i shumëzuar një numër të konsiderueshëm të afisheve, ku bëjnë thirrje votuesve për mos pjesëmarrje në votime, me mbishkrimin “Kujdes votimi për ligjet e nxjerra nga njeriu është SHIRK, t’i bësh ortak Allahut”,  më pastaj i kanë shpërndarë ato në vende të ndryshme publike në Komunën e Gjakovës.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit në bashkëkryerje, kanë përmbushur elementet e veprës penale parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që të tre të pandehurit të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat