Pas idesë se “mini schengenit”, një delegacion nga Presheva urgjent të enjten në Tiranë

Aktuale

Pas idesë se “mini schengenit”, një delegacion nga Presheva urgjent të enjten në Tiranë

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 07:22
Gent Cakaj

Nje delegacion prej dhjetë anëtaresh nga Lugina e Preshevës ne prag te dites se Flamurit, te enjten e ardhshme (21-22 nentor) do te gjenden per vizite pune ne Tirane ku do te priten nga ministri i Puneve te Jashtme Shqiptare Gent Cakaj, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve diplomatike nga Tirana.

Delegacioni nga Presheva: Nuk duam tanke as lufte, por libra dhe dialog ne Bruksel me Serbine!

Situata aktuale, sidomos ajo e politike dhe ekonomike ne krahine e Luginës se Preshevës, pastaj dilaogu i Brukselit dhe injorimi shqiptareve ne kete proces si dhe ideja e presidentit serb Aleksander Vucic dhe krymenistrit Edi Rama per nje “mini Schengen” (Shqiperi, Serbi, Maqedoni dhe Kosovë) do te jene teme e diskutimeve mes delegacionit nga Presheva dhe shefit te diplomacise shqiptare Gent Cakaj, ka mesuar agjencia e lajmeve “Persheva Jonë”

Do theksuar se Ministri i Jashtëm z.Cakaj, se fundit ka njoftuar se Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka vendosur dhënien e një mbështetjeje shtesë financiare për Këshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore. Premtime te ngjajshme kishte dhene edhe  para 2-3 vitesh edhe shefi i tij Edi Rama ne Nish gjate takimit me Aleksander Vucic (sikur tekstet ashtu edhe per ceshtjen e diplomave) por deri tash asgje s’eshte bere konkrete ne këte drejtim.

Pjese e delegacionit nga Presheve do te jene kreret e tri komunave shqiptare aktualisht ne Jug te Serbisë (Medvegja, Bujanoci dhe Presheva) Ragmi Mustafa nga KKSH, Sami Salihu (kryetar i Kuvendit) Muharrem Salihu, Shaip Kamberi dhe Shqiperim Arifit si dhe lidere te partive politike dhe perfaqesus nga Lugina si: Ardita Sinani (PVD) Ragmi Mustafa (PDSH) Nagip Arifi (PD) Skender Destani (BDL) etj…

Delegacioni nga Presheva te enjten e ardhshme  në Tiranë me shefin e diplomacise shqiptare, sigurisht do te do te flasin edhe per mungesen e flamurit kombëtar, tekstet shkollore ne gjuhen shqipe, mos njohjen e diplomave apo mbeshtejen financiare nga shteti amë, sikur qe Serbia ndihmon pakicen serbe ne Kosovë.  Pritet qe te nenshkruhen disa marrevshje bashkepunimi sidomos ne lemin e arsimit dhe kultures.

Ceshtja e Presheves u zu n’goje dite me pare (8 nentor) edhe ne Gjenevë ne Formumin Boteror Ekonomik nga ana e Edi Ramës dhe Aleksander Vucic nga ku ndoli edhe ideja e “mini Schengenit” e cila me pas u elaborua gjer e gjate ne takimin e radhes ne Oher mes krereve te Shqiperise, Maqedonise dhe Serbisë, cka me pas pasuan reagime dhe kritika te ashpra si nga Preshevë apo ashtuj edhe nga Prishtina e Tirana ne adrese te Edi Ramës.

Njeri nga anetaret e këtij delegacioni nga Presheva ka deklaruar per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” se pasneser ne Tiranë do te kerkoje ndihme nga Shqiperia si aleate e NATO-s që përmes faktorit nderkombetar t’i bejne presion Beogradit per te hequr dore nga politikat diskriminuese ndaj shqiptareve etnik ne Luginen e Preshevës,  duke kerkuar largimin e ushtrise dhe makinerise luftarake (tanke) nga vedebanimet shqiptare, te ndalen provokimet serbe me aeroplan mbi qatit e shtepive si dhe inkudrimin e Lugines se Preshevës  ne procesin e dialogut ne Bruksel etj, sepse Beogradi qe 20 vite Luginen e Presheve e mban ne etër, as ne lufte e as në paqe?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat