Simiç i Listës Serbe: Ka gjasa teorike edhe politike që të anulohen zgjedhjet dhe të shkohet në zgjedhje të reja

Aktuale

Simiç i Listës Serbe: Ka gjasa teorike edhe politike që të anulohen zgjedhjet dhe të shkohet në zgjedhje të reja

Nga: Fatmir Beka Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 08:22
Ilustrim

Anëtari i kryesisë së Listës Serbe (LS) Slavko Simiç ka deklaruar se ka gjasa teorike edhe politike që zgjedhjet të anulohen edhe të shpallen zgjedhjet e reja, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai për Tv Prva ka theksuar se në këtë drejtim shpie anulimi i votave nga Serbia, por edhe vendimi politik që koalicioni i tubuar rreth Fatmir Limajt e Behxhet Pacollit të hyjnë në Kuvend.

"Kemi edhe vështrime të ndryshme të subjekteve më të mëdha në Prishtinë, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes rrteh disa temave si dialogu, tarifat, demarkacioni. Ka tendenca që LS mos të përfshihet në qeverinë e ardhshme dhe të sillet situata që të dalim në vendvotime. Pra kemi rrethana teorike edhe politike që do ndikojnë në formimin e qeverisës së re", ka thënë Simiç.

I pyetur se deri kur do të pritet dialogu, ai ka thënë se së pari pritet formimi i qeverisë së re në Prishtinë, që mund të ndodhë në fund të dhjetorit apo edhe në janar.

"Ajo që dua të them është se imperativ është vazhdimi i dialogut dhe normalizimi i raporteve mes shqiptarëve dhe serbëve dhe të kemi paqe edhe siguri afatgjate. Nga ana tjetër Prishtina ka vendos barriera, kemi edhe tarifat prej një viti dhe përderisa ka tarifa nuk ka dialog. Do të thotë të hiqen tarifat dhe ndalohen obstruksionet për dialogun e pastaj do të bisedojmë", tha ai.

Lidhur me spotin e këngëtares shqiptare të xhiruar në Kishën ortodokse në Novobërdë, Simiç ka thënë se përdhosja e objekteve të shenjta dhe Kishës  është e paqëndrueshme dhe për këtë do informohet bota ortodokse si populli shqiptar bënë presion dhe sulme brutale në trashëgimin kulturore e historike serbe dhe objektet fetare të KOS.

"Populli shqiptar duhet të ketë ndërgjegje se nuk guxon të sulmoj objektet fetare me rëndësi historike ", përfundoi Simiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat